E Diel, 1 Nëntor 2026

Juventusi mposht Milanin Roma fiton me Lecen

Juventusi ka mposhtur Milanin m rezultatin 2-1 ne San Siro duke befasuar keshtu skuadren e kuqezinjve. Bardhezinjte vinin me shume mungesa madje sikur te mos mjaftonte kjo pak minuta para ndeshjes ishet demtuar edhe qendermbrojtesi Kielini. Megjithate skuadra e Del Nerit arriti qe te thyente Milanin qe shihej dukshem favorite ne kete ndeshje. Nje gol i Kualjareles me koke ka befasuar skuadren e Milanit qe e nisi me shume vrull takimin madje ne minuten e 2-te te takimit ishte Ibrahimovic ai qe gjuajti shtyllen. Pjesa e pare u mbyll me rezultatin 1-0. Ne pjesen e dyte pas nje gafe te mbrojtesit Antonini perfitoi Juventusi pasi Del Piero arriti te shenonte nga brenda zones pas nje pasimi te Sisiokos. Milani perpiqet te reagoje por mungojne vertikalizimet dhe loja e shpejte. Robinjo nuk arrin te furnizoje si duhet me pasime sulmuesit e Milanit dhe per me teper loja e bazuar ne pasimet e larta nuk dhane efektet e duhura. Ne minuten e 82-te te ndeshjes Ibrahimovic ngushton diferencen por skuadra e tij me gjithe presingun e vazhdueshem nuk aririt te barazonte shifrat. Milani aktualisht renditet i treti me 17 pike ndersa Juventusi i katerti me 15 pike. Roma mposhti Lecen 2-0 me gola te Burdisos dhe Vucinicit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›