Shkumbini përmbys Bylisin, shpreson te mbijetesa
TIRANE - Superiorja është rikthyer me javën e 23-të të saj. E planifikuar të konsumohet në dy ditë, të shtunën dhe të dielën, ky stacion i garës e ngriti siparin në dy stadiume të vendit, Peqin dhe Berat, ku Shkumbini fiton ndaj Bylisit 2-1 dhe Tomori ndaj Laçit, 2-0. Beratasit kanë rënë një kategori më poshtë, ndërsa kurbinasit tashmë mendojnë për finalen e Kupës së Shqipërisë, që do të luhet më 17 maj. Kurbinasit kanë humbur edhe një penallti, ku Vucaj ka shënuar në gjuajtjen e parë, por gjyqtari ka urdhëruar të godasë sërish, sepse lojtarët nuk e kishin zbrazur tërësisht zonën e portës së Llanit. Në herën e dytë portieri i skuadrës beratase ka pritur, duke mundësuar fitoren e tretë në këtë kampionat. Paksa shpresë u ka mbetur peqinasve për mbijetesën, e cila është ushqyer gjithsesi me një 3-pikësh ndaj ballshiotëve. Përmbysja ka ardhur në pjesën e dytë për vendësit, pasi miqtë kishin kaluar të parët në epërsi me sulmuesin Bakiu. Dervishi dhe Lluca me golat e tyre në pjesën e dytë kanë shërbyer për të rikthyer te fitorja ekipin peqinas, që tashmë është 4 pikë larg Besës, që do të luajë nesër në shtëpi me Kukësin. Bylisi, ashtu si Laçi, po mendon vetëm për Kupën. Po sot do të luhet ndeshje Tirana-Vllaznia, ndërsa nesër ndeshjet e tjera.
KATEGORIA SUPERIORE
TË SHTUNËN
SHKUMBINI – BYLIS 2-1
Dervishi 58′, Lluca 84′ / Bakiu 25′
TOMORI – LAÇI 2-0
Muxhaj 25′, Sulejmani 45′
TIRANA – VLLAZNIA 17:00
TË DIELËN
KASTRIOTI – LUFTËTARI 14:00
TEUTA – APOLONIA 14:00
FLAMURTARI- SKËNDERBEU 17:00
BESA – KUKËSI 17:00
(er.nu/E.Ilnica/BalkanWeb)
KATEGORIA SUPERIORE
TË SHTUNËN
SHKUMBINI – BYLIS 2-1
Dervishi 58′, Lluca 84′ / Bakiu 25′
TOMORI – LAÇI 2-0
Muxhaj 25′, Sulejmani 45′
TIRANA – VLLAZNIA 17:00
TË DIELËN
KASTRIOTI – LUFTËTARI 14:00
TEUTA – APOLONIA 14:00
FLAMURTARI- SKËNDERBEU 17:00
BESA – KUKËSI 17:00
(er.nu/E.Ilnica/BalkanWeb)