Shkumbini, vjen Semir Haxhibuliç

Shkumbini është skuadra më aktive në merkaton verore. Bosi i ri klubit peqinas, Ylli Ndroqi, po ndërton një skuadër më eksperiencë e grintë.
Ish-mesfushori i Apolonisë dhe Gramozit, boshnjaku Semir Haxhibuliç (3 gola sezonin e kaluar), është blerja e re e bardhekaltërve.
Shkumbini konfirmoi edhe boshnjakët Ahmded Mujdragiç dhe Altin Gërboviç (2 gola sezonin e kaluar).
Me Shkumbinin kanë firmosur edhe Daniel Xhafaj (nga Besa) dhe Bledar Mancaku (nga Besa).
Në fokusin e peqinase janë edhe mbrojtësi Endri Vrapi (Besa), portieri Ilion Lika (Kastrioti) dhe mbrojtësi kroat Toni Pezo (me formulën e huazimit nga Hajduku i Splitit)
Duket se ish-mbrojtësi i Besës, Erbim Fagu, është larg pistës peqinase, pasi për të ka një interesim më të fortë nga Skënderbeu, ku trajner është Shkëlqim Muça.
SHKUMBINI NË MERKATO
Të ardhur:Daniel Xhafaj (përfundim kontrate me Besën), Bledar Mancaku (përfundim kontrate me Besën), Semir Haxhibuliç (perfundim kontrate me Gramozin)
Konfirmime: Driton Krasniqi (rinovim kontrate), Ahmded Mujdragiç (rinovim kontrate), Altin Gërboviç (rinovim kontrate)
Të larguar:
Në fokus: Endri Vrapi (perfundim kontrate me Besen), Ilion Lika (Kastrioti), Toni Pezo (me formulën e huazimit nga Hajduku i Splitit)
Trajner: Mirel Josa
Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Enjte, 10 Qershor 2010
Shto dhe ti komentin tend
Emri dhe e-maili