E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bledar Devolli, në fokusin e Flamurtarit

Mesfushori i njohur Bledar Devolli është në fokusin e Flamurtarit për sezonin e ardhshëm 2010-2011.

Gjirokastriti 32-vjeçar, i cili ka luajtur dy sezonet e kaluara me Tiranën, ka qenë gjithmonë në fokusin e 1-herë kampionëve të Shqipërisë (), pasi edhe gjatë merkatos verore të pragsezonit të kaluar, por tratativa nuk u finalizua.

Lajmi është pranuar edhe nga vetë lojtari për gazetën “Panorama Sport”.

Devolli, 2 gola sezonin e kaluar, numëron një numër të madh skuadrash në karrierën e tij, përfshirë Luftëtarin, Vllazninë, Bylisin, Elbasanin, Skënderbeun, Lushnjën, Teutën, Partizanin dhe Tiranën.

Te Flamurtari ende nuk ka nënshkruar sulmuesi Migen Memelli, në kërkim të një aventure jashtë, ndërkohë që mbrojtësi Elton Grami do të provohet në Qipro.

Klubi vlonjat, 1 herë kampion i Shqipërisë dhe 3 herë fitues Kupës së Shqipërisë, konfirmoi për edicionin e ardhshëm Artan Sakajn, Gerhard Prognin dhe Njazi Lenën.

Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Enjte, 10 Qershor 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›