E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkup- Nis nesër demarkacioni i kufirit, pritet njohja e Kosovës.

 
 
 
Komisioni për shënimin e vijës kufitare midis Kosovës dhe Maqedonisë zhvillon nesër takimin e parë në Shkup. Sipas zëdhënësit të qeverisë, Ivica Bocevski nesër në qeverinë e Maqedonisë do të mblidhet komisioni ndërshtetëror për shënimin e kufirit, ndërsa si palë ndërmjetësuese do të jetë NATO. " Nesër do të takohet komisioni për dermarkacionin e kufirit", konfirmoi zëdhënësi Ivica Bocevski. Por burime qeveritare bëjnë të ditur për agjencitë e lajmeve maqedonase se me fillimin e punëve për demarkacionin, Qeveria e Shkupit menjëherë do të shpallë njohjen zyrtare të shtetit të Kosovës, si vend fqinj. Shkupi dhe Prishtina kanë formuluar një komision të përbashkët teknik i cili do të bëjë shënimin e kufirit ndërmjet dy vendeve dhe kjo është paraparë edhe në planin e Ahtisarit. Për këtë javë ishte paralajmëruar takimi i parë i këtij komisioni edhe nga Shkupi, por edhe nga Prishtina.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›