Shtabi i përgjithshëm: Nuk kishim pergjegjesi për Gerdecin
Shtabi i Përgjithshëm: Nuk kishim përgjegjësi për Gërdecin
Ka dalë sot në një konferencë shtypi, Shtabi i përgjithshëm. Ata kanë deklaruar përgjegjësinë e tyre në ngjarjen e Gërdecit. Sipas tyre ata skanë patur asnjë të drejtë për kontrolle dhe të gjitha procedurat janë ndjekur nga Ministria e Mbrojtjes.
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm kundërshton fabrikën e Gërdecit si dhe metodën e ndjekur nga kompania amerikane të demontimit të municioneveNga i gjithë dokumentacioni që disponon gazeta "Shekulli" dhe që i është vënë në dispozicion dhe këshillit të Sigurimit del në pah jo vetëm papërgjegjshmëria institucionale por edhe anashkalimi i informacionit dhe institucioneve. Për ndërtimin e fabrikës në Gërdec jo vetëm që nuk janë marrë në konsideratë vërejtjet e paraqitura nga Shtabi i Përgjithshëm por as edhe rezervat për kompaninë amerikane. Nga e gjithë praktika e ndjekur dhe sidomos nga shkresat mes Mediut e Luan Hoxhës për ndërtimin e kësaj fabrike del në pah mospërputhja në distancë ndërmjet tyre për këtë projekt.
Në gjithë dokumentacionin shkresor që kanë shkëmbyer me njëri-tjetrin ministri Mediu dhe Shefi i Shtabit të përgjithshëm, Luan Hoxha, tre janë momentet e kundërshtive sa i përket dy kontratave të Meico-s me amerikanët e SAC për demontimin e municioneve në Gërdec të Vorës.