E Shtunë, 31 Tetor 2026

Xhafa reagon për ngjarjen në Gërdec.

 
 
 
Deputeti i partisë socialiste Fatmir Xhafa ka reaguar për tragjedinë që ndodhi në Gërdec. Ai e ka konsideruar këtë të fundit, krim të përmasave të jashtëzakonshme që ka organizatorë dhe ekzekutorë. Ndaj ka theksuar ai, hetimi për ngjarjen e ndodhur së fundmi në vendin tonë duhet të trajtohet si një krim i mirëfilltë. Kryeministri i vendit ka vijuar ai, nuk ka pse fshihet pas mazhorancës. Ai është fajtor për ngjarjen sepse nuk ka marrë masa parandaluese, dukeqenëse kishte dijeni për fabrikën e municionit. Sipas tij Berisha duhet ta kërkojë vetë heqjen e imunitetit dhe duhet të shkojë vetë në prokurori për të dhënë shpjegimet e nevojshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›