E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA: Ekspertët analizojnë rënien dramatike të ekonomisë.

 
 
Anketat e realizuara në SHBA treguan se , pjesa dërrmuese e amerikanëve besojnë se ekonomia në Shtetet e Bashkuara është në krizë, megjithëse statistikat e qeverisë nuk sugjerojnë një periudhë rënieje të tillë që të plotësojë teknikisht këtë përkufizim. Ajo që është e sigurt, është se ekonomia amerikane është ngadalësuar dramatikisht dhe se tregu i shitblerjes së shtëpive dhe ai i kredive, janë në kaos, ndërsa dollari ka rënë jashtë mase dhe presioni i inflacionit po rritet. Por nuk ka një konsensus mes ekonomistëve më të njohur, për nivelin e rënies së ekonomisë.Muajt e fundit, lajmet e këqia për ekonominë nuk kanë reshtur dhe java që kaloi nuk përbënte përjashtim. Kriza e vazhdueshme e kredive të shtëpive e çoi një nga bankat më të mëdha amerikane të investimeve në prag të shkrirjes dhe vetëm blerja nga një institucion tjetër i madh financiar, me ndërhyrjen e qeverisë e shmangu një gjë të tillë.Prodhimi industrial në Shtetet e Bashkuara vazhdon të bjerë, ndërsa çmimet e naftës vazhduan të ishin mbi 100 dollarë një fuçi. Banka Qendrore e ka ulur dy herë përqindjen e interesit për të lehtësuar kreditë dhe për t'i dhënë shtysë rritjes ekonomike, por edhe ato masa duket se përforcojnë idenë se ekonomia amerikane po dobësohet.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›