E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dita e Pavarësisë, PDU organizon festime

TIRANE- Më shumë se 20 mijë flamuj u shpërndanë falas nga Partia Drejtësi dhe Unitet dhe Klubi i Patriotëve të Rinj në aktivitetet e organizuara në mjaft qytete të vendit por dhe në Prishtinë me rastin e Ditës së Flamurit.
Në Tiranë, në aktivitetin e organizuar në Urën e Vogël të Lanës, u mblodhën qindra qytetarë, të cilët nën ritmin e muzikës popullore dhe të shoqëruar nga aktivistë, të veshur me kostume popullore, festuan me flamurin kombëtar Ditën e Pavarësisë, poshtë 5 ekraneve ku paraqiteshin materiale nga Kosova, Çamëria, viset e tjera shqiptare dhe aktivitete të PDU-së.
Kryetari i Partisë Drejtësi dhe Unitet, Shpëtim Idrizi, bëri thirrje për të festuar ditën më të rëndësishme të kombit dhe u kërkoi të gjithë bashkëkombësve të valëvisnin flamurin kombëtar në ballkonet e tyre.
“Gjithë Shqipëria të vishet sot kuqezi nën moton "1 shqiptar,1 flamur,1 komb", tha Idrizi.
(e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›