Topi: 28 Nëntorit, shembulli për të na frymëzuar
Sipas kreut të shtetit, 28 Nëntori është një datë e veçantë, është Dita e Ringjalljes së Kombit Shqiptar. Përveç rikujtimeve historike për këtë datë, kreu i shtetit theksoi se Shqipëria nuk është ajo e vitit 1912 dhe as e viteve ’90, por megjithatë sipas tij, sfidat mbeten ende të mëdha.
“Shqipëria ose më mirë të gjithë ne, duhet të tregojmë se ashtu si, së bashku, përballuam vështirësitë e viteve të para të demokracisë në Shqipëri, filluam reformat e përmbysjeve të mëdha politike, ekonomike e sociale, ndërtuam marrëdhënie të reja me vendet aleate dhe mike, bashkërenduam me sukses zërin e pazëvendësueshëm shqiptar në sfidat rajonale, ndërtuam një Shqipëri, anëtare të NATO-s, fituam besimin e Bashkimit Evropian, ashtu ne jemi të aftë, të mençur dhe të përgjegjshëm të çojmë përpara, drejt Evropës së Bashkuar, vendin tonë të dashur Shqipërinë”, tha ndër të tjerash presidenti para të pranishme, si kryeministri Berisha, kryeparlamentarja Topalli, politikanë, ambasadorë, etj.
Topa u shpreh se “përpos urimeve do të uroja që të kishim një Kuvend ku sa qeveria, aq edhe opozita t’i përvisheshin punës për të ballafaquar opsionet e tyre politike në të mirë dhe në interes të vendit dhe të qytetarëve të tij”.
Në fund të fjalës së tij, kreu i Shtetit Shqiptar tha se uronte që të gjithë shqiptarët e vërtetë dëshirojmë që Shqipëria të mbyllë njëherë e përgjithmonë kapitullin e tranzicionit të saj politik.