E Diel, 1 Nëntor 2026

Unioni i Komoreve njeh pavarësinë e Kosovës

Prishtinë - Unioni i Komoreve (Union of the Comoros) ka njohur pavarësinë e Kosovës. Lajmi është konfirmuar për gazetën e Prishtinës Express, nga kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behxhet Pacolli "Republika e Komores praktikisht ka marrë vendim që ta njohë pavarësinë e Kosovës. Unioni i Komoreve ka vendosur ta njohë pavarësinë e Kosovës”, ka thënë Pacolli, duke theksuar se atij i është konfirmuar njohja, ndërkohë që pritet që njoftimi t’i shkojë edhe Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës.

Ai ka shtuar vendimi i njohjes, pritet t’i konfirmohet edhe Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës. Pacolli ka thënë se njohja nga Komoret është rezultat direkt i punës së tij me autoritet e atjeshme.

“Ky është edhe rezultat i vizitës time në Ligën Arabe dhe gjatë qëndrimit në Doha. Kjo është vendosur kur do të vijë njoftimi në Ministri nuk e di. A do të ndodhë nesër apo pas disa ditësh, nuk e di”, ka thënë ai. Unioni i Komoreve ndodhet në brigjet lindore të Afrikës në Oqeanin Indian, është 1862 km katrorë dhe ka 800 mijë banorë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›