E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkup, Jolevski: Greqia të respektojë marrëveshjen e 1995

NJU JORK- Eshtë zhvilluar mbrëmë takimi i radhës i ndërmjetësuesit Metju Nimic dhe ndërmjetësuesit të Maqedonisë.

Negociuesi i Maqedonisë për emrin, ambasadori Zoran Jolevski i ka komunikuar Nimic se pala maqedonase mbetet aktive, e angazhuar në mënyrë konstruktive dhe intensive në bisedimet për zgjidhjen e çështjes. Maqedonia pret që Greqia ta respektojë marrëveshjen e përkohshme dypalëshe nga viti 1995 dhe të mos e pengojë integrimin e saj në strukturat euroatlantike. Respektimi i dispozitave nga Marrëveshja, ka përmendur Jolevski do të kontribuojë për krijimin e klimës pozitive për zgjidhjen e kontestit.

Një ditë më parë, Nimici u takua edhe me negociuesin grek Ademantios Vasilakis, i cili i komunikoi qëndrimet e Qeverisë së Jorgos Papandreut për çështjen e emrit. Vasilakis pas takimit deklaroi se Greqia mbetet në pozicionin për emër të ndërlikuar me përcaktim gjeografik për përdorim të përgjithshëm si zgjidhje më përkatëse për kontestin dhe se pa mbylljen e saj Athina nuk mund të pajtohet të fillojnë bisedimet inkuadruese të Maqedonisë në BE. Ai hodhi poshtë deklaratat në median vendase se pala greke ka qenë e gatshme në lëshime nga të ashtuquajturat "linjat e kuqe" që të zgjidhet kontesti.

Pas takimeve me Jolevskin dhe me Vasilakisin, ndërmjetësuesi i KB-së, Methju Nimic, siç paralajmërojnë mediat greke, duhet të caktojë takim të përbashkët me përfaqësues të dy vendeve, me siguri gjatë javës së ardhshme

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›