E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqipëri, nesër zgjedhje të pjesshme në 5 njësi vendore

TIRANE- Në Shqipëri nesër do të zhvillohen zgjedhje të pjesshme në 5 njësi vendore.

Zgjedhjet do të zhvillohen në minibashkinë numër 10 në Tiranë, Bashkinë e Klosit në Burrel, komunën Otllak në Berat, bashkinë Fushë Arrëz, komunën Fierzë, zona në të cilët vendi i kryetarëve mbeti bosh pasi drejtuesit morën mandatin e deputetit në zgjedhjet e parlamentare të 28 qershorit .
Nesër 45 mijë zgjedhës do të drejtohen në 65 qendra votimi për të votuar.

Zëdhënësi i KQZ thotë se puna më e madhe do të jetë në njësinë nr 10 të Tiranës, ku do të ketë 26 qendra votimi.

Sa i takon kandidatëve, Olli vëre ështe hera e parë që kemi kaq pak parti që konkurojnë “Janë vetë tre subjekte politike. Partia Demokratike, Lëvizja Socialiste për Integrim dhe Partia e Punës së Shqipërisë e Riorganizuar e cila ka vemtë një kandidat në Otllak qarkun e Beratit.

Partia Socialiste pak kohë më parë mori vendim për të mos marrë pjesë në këto zgjedhje si pjesë e bojkotit pasi qeveria ende nuk ka bërë transparencën e zgjedhjeve të 28 qershorit.

Qeveria ka miratuar fondin prej 7.5 milionë lekësh që do të përdoret nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›