‘Komisar Katani’ shpall martesën me të dashurën 38 vjet më të re
ITALI- Aktori i mirënjohur, i cili në Shqipëri u bë i njohur për shqiptarët në fund të vitit 1980 me serialin e njohur ‘Oktapodi’ shpalli sot martesën e tij me të dashurën e zemrës.
Pas historisë së gjatë dashurore me aktoren dhe regjizoren pulieze, 38 vjet më të re se ai, 66-vjecari deklaroi për mediat italiane se do të martohet pas tre muajsh me të dashurën e tij Federikën, 28-vjece.
“Kur njoha Federikën ishte vetëm 18-vjece”,- tha Placido. Është një histori e bukur dashurie që kujdo mund ti ndodhë pavarësisht moshës. Zoti më ka bërë këtë dhuratë të mrekullueshme. E konsideroj gruan e jetës time. Po aq e vërtetë sa pas tre muajsh ajo do bëhet gruaja ime”,- u shpreh i entuziasmuar Placido.
(el.me/BalknaWeb)