Shkup, Topalli takon sot homologun Veljanovski
SHKUP- Kryetarja e Parlamentit të Shqipërisë, Jozefina Topalli në ditën e dytë të vizitës në Shkup do të zhvillojë takime me krerët më të lartë shtetëror në Maqedoni.
Sipas axhendës së paralajmëruar, kryeparlamentarja Topalli do të takohet me homologun e saj Trajko Veljanovski, ndërkohe qe është pplanifikuar një fjalim para deputetëve të Parlamentit të Maqedonisë. Topalli do të zhvillojë takime të ndara edhe me kryeministrin Nikolla Gruevski, presidentin Gjorgje Ivanov dhe takime tjera.
Kryetarja e Parlamentit Shqiptar dje pasdite u shpall qytetare nderi e komunës ]air të Shkupit, pas një pritje të organizuar nga kryetari i kësaj komune Izet Mexhiti.
Më pas ka vijuar një darkë pune me zëvendëskryeministren për çështje evropiane, Dr. Teuta Arifi.
Në një komunikatë të sekretariatit qeveritar për eurointegrime nënvizohet se gjatë takimit është biseduar për perspektivat evropiane të të dy vendeve.
Zëvendëskryeministrja Arifi dhe kryetarja Topalli biseduan edhe për mundësitë për përparimin e bashkëpunimit mes dy vendeve përmes këmbimit të përvojave dhe pjesëmarrjes në projekte dhe nisma të përbashkëta.
Në ditën e parë të vizitës, kryeparlamentarja Topalli ka takuar dy liderët e partive më të mëdha politike, kryetarin e BDI-së Ali Ahmeti dhe ate të PDSH-së, Menduh Thaçi. (INA)