E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spahiu: Shqiptarizmi ka shqetësuar fondamentalistët e Al Qaeda-s dhe ata ortodoksë

Share

Prej pak ditësh, Aleanca Kuq e Zi u regjistrua zyrtarisht si parti politike dhe po përgatitet për zgjedhjet e ardhshme të 2013-ës. Çfarë pret lideri i saj, Kreshnik Spahiu nga këto zgjedhje, janë të majtë apo të djathtë votuesit e AK-së dhe një përgjigje për akuzat si parti turke

Nga Renato Kalemi, Revista Klan

Ndërsa i çon herë pas here sytë nga disa vargje të At Gjergj Fishtës, shkruar në murin e tij, përkrah logos së Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu shprehet i bindur se në zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme partia e saporegjistruar në Gjykatë, do të dalë forcë e parë në disa qarqe të vendit. Sondazhet tona, por dhe të kundërshtarëve, na nxjerrin forcë të parë, thotë ai, pa dhënë një përgjigje të saktë nëse AK-ja do të marrë vota të majta apo të djathta. Drejtuesit e dy partive të mëdha, PD dhe PS, e hedhin AK-në sa tek njëra anë në anën tjetër, duke mos pranuar se do të dëmtohen prej saj në votimet e 2013-ës. Spahiu thotë se akuzat që i bëhen janë një lloj frike ndaj popullaritetit në rritje të Aleancës Kuq e Zi. Me këtë i lidh edhe akuzat e fundit se AK-ja është parti turke apo se vizita e tij në SHBA është financuar nga fonde turke. E për këtë çështje shkon edhe më tej: Disponojmë prova që disa drejtues dhe deputetë të PD-së kanë qenë thjesht studentë shëtitës në fondacionet islamike që kanë financuar Al Qaedën. Ndoshta duhet pyesni çkanë dashur në Libi në mesin e viteve 90-të dhe kush i ka dërguar, nëse keni ndonjë kuriozitet për lidhjet e politikës shqiptare me botën arabe dhe Al Qaedën.

- Pak ditë pasi u regjistruat zyrtarisht si parti politike, dy partitë e mëdha duket se po debatojnë me njëra-tjetrën për votat e cilit krah do të merrni ju në zgjedhjet e 2013-ës. Sipas jush, çfarë janë votat e Aleancës Kuq e Zi, të majta apo të djathta?

Aleanca Kuq e Zi nuk është një parti që e ka prodhuar Kreshnik Spahiu dhe si e tillë ajo nuk mund të jetë një objekt i numërueshëm apo identifikueshëm sikur anëtarët e saj të ishin prodhim fabrike. Unë jam në krye të një lëvizjeje që e ka prodhuar shoqëria shqiptare. Kjo lëvizje është prodhuar nga zhgënjimi që ka lindur prej dy partive të mëdha që kanë sunduar prej 22 vitesh politikën shqiptare. Ajo është një lëvizje e re, një lëvizje e cila refuzon ti referohet të shkuarës, por është një aspirante për të ardhmen. Është fyese për ne të diskutojmë nëse jemi pasardhës të PD apo PS. Ne nuk jemi pasardhës, ne jemi qytetarë shqiptarë që duam të ardhme. Këtë të ardhme na e ka penguar PD dhe PS.

- Duke u nisur nga mbështetja që keni marrë gjatë kësaj periudhe dhe perceptimit tuaj në përgjithësi, çfarë pretendon AK-ja në zgjedhjet e ardhshme? Të jetë forca e tretë në vend?

Sondazhet tona, por dhe të kundërshtarëve, na nxjerrin forcë të parë në disa qarqe të rëndësishme në vend. Siç mund ta keni vënë re, dy sulltanët kur zihen me njëri-tjetrin citojnë sondazhe të papublikuara që i referohen përqindjes sonë të lartë. Vetëm që nuk tregojnë përqindjet e tyre, që janë nën 33 për qind.

- Në Shqipëri ka parti të majta, të djathta, të qendrës, të ekstremit etj. Ku e gjejmë AK-në? A jeni parti nacionaliste, siç ju etiketojnë shpesh?

Ne jemi një lëvizje politike që vjen nga refuzimi politik si i të majtës dhe së djathtës. Të qenurit i majtë apo i djathtë në Shqipëri është një keqkuptim historik. Në Perëndim, e majta dhe e djathta dallohen nga programi ekonomik dhe social dhe nga profili publik i liderëve, kurse tek ne e majta dhe e djathta janë hipoteka të komunizmit. E majta quhet e majtë se trashëgon elektoratin e ish Partisë së Punës; e djathta quhet e djathtë se trashëgon elektoratin që ka refuzuar Partinë e Punës. Por, në të vërtetë e majta tek ne ka bërë plot reforma të djathta dhe e djathta po bën, siç e shihni, plot reforma të majta. Për këtë arsye koncepti ynë për të majtën dhe të djathtën nuk është koncept hipoteke, pra ne nuk trashëgojmë asgjë nga e kaluara. Ne do të bëjmë një program centrist, do të synojmë një projekt ekonomik që të fuqizojë ekonominë shqiptare, do të ruajmë dhe do ti japim prioritet prodhimit vendas, do të kalojmë në sitë gjithë konçesionet e dhëna në mënyrë klienteliste dhe do të ndjekim një politikë sociale që nuk bazohet mbi mëshirën, por mbi ndihmën që të vetëqeverisen njerëzit në nevojë.

Refuzoj të flas sot për partnerët ndërkombëtarë të kësaj lëvizjeje, pasi jemi të fokusuar tek shoqëria shqiptare dhe jo tek partitë simotra ndërkombëtare.

- Por, sidoqoftë gjithkush ju mendon si parti nacionaliste, apo jo?

Po. Ne nuk druhemi të ndjehemi nacionalistë. Por, nacionalizmi ynë nuk është nacionalizëm etnik dhe as fetar. Ne ngulmojmë të promovojmë vlerat shqiptare, krenarinë shqiptare, historinë tonë, dhe të ndërtojmë një histori suksesi në Shqipëri. Ne jemi patriotët e rinj të Shqipërisë, që duam që vendi ynë të jetë krenar, duke shmangur nga drejtimi i tij liderë të pafuqishëm për të marrë vendime për vendin e tyre. Shikoni Sali Berishën. Ai betohet se merr vetë vendime, vetëm për karrigen e Presidentit. Për gjithë të tjerat është gati të dëgjojë serbë, grekë, të huaj, miq dhe armiq të Shqipërisë. Vetëm për Presidentin që i duhet për pushtetin tij bën si nacionalist që nuk pyet njeri. Ky në të vërtetë është pseudonacionalizëm, është një gjest regresiv, që nuk përputh aspiratat perëndimore të Shqipërisë me vizionin e qeverisjes. Ne jemi një forcë properëndimore, një lëvizje që synon ta çojë me dinjitet Shqipërinë në Evropë. Ne duam të shkojmë në Evropë me hapin që na takon, meritën që na takon dhe jo me karvanin e kafshëve politike që na drejtojnë. Ne e kemi bindje se dinjiteti kombëtar i këtij vendi është rrënuar nga fakti që klasa politike e tij është e kapur nga pazaret që bën për tu pasuruar dhe për të qëndruar në pushtet në mënyrë jolegjitime. Ne do ta ndryshojmë këtë histori.

- Ju jeni figura publike e AK-së, çka automatikisht ju ka bërë edhe drejtuesin e saj. Por, nuk është i paktë kurioziteti mbi figurat e njohura që janë pjesë e AK-së. Mund të na thoni ndonjë emër të njohur në shoqërinë shqiptare, politikan, që janë mbështetës të AK-së?

Aleanca Kuq e Zi ka mbështetjen e njerëzve më të devotshëm të vendit. Ideja se figurë publike apo politike është ai që promovon Berisha, është një keqkuptim i madh. Ju e mbani mend historinë e kolonelit në lirim Myslym Pasha. Ai ishte një njeri i papunë dhe i panjohur. Shoqëria civile shqiptare dhe shteti shqiptar, të mirëpaguar dhe mirësponsorizuar dhe nga të huaj, kishin 20 vjet që promovonin figura njerëzish patriotë për fasadë. Mjaftoi projekti i tij personal për të denoncuar shitjen e kufijve detarë me Greqinë dhe Myslym Pasha u bë hero kombëtar për dy muaj. Askush nuk e njihte para dy muajsh. Për dy muaj ai mundi shtetin, tradhtarët e tij, dhe gjithë shoqërinë civile që erret e gdhihet në ekrane. Ky është sot një nga figurat e Aleancës Kuq

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›