E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tadic sot jep dorëheqje nga posti i presidentit

BEOGRAD- Presidenti serb Boris Tadic sot pritet të jap dorëheqje nga detura qe mban. Lajmin e ka dhene televizioni B92, duke shtuar se sot do të merret vendimi zyrtar.

Tadic vendimin për dorëheqje e njoftoi mbrëmë në mbledhjen e kryesisë së Partisë Demokrate, me arsyetimin se shteti do të kursente mjete në rast se do të mbaheshin zgjedhjet për një herë në të gjitha nivelet, si ato lokale, parlamentare dhe presidenciale.

Analistët kanë theksuar se zgjedhjet e parakohshme parlamentare, do të ndikonin që Tadic me vendimin e tij do të shtonte piket e subjektit të tij politik për zgjedhjet parlamentare, pasi PD radhitet e dyta pas Partisë Përparimtare Serbe të udhëhequr nga ish-radikalët.

Në rast se vendimi do të bëhet zyrtar, atëherë Parlamenti serb do të miratoje vendimin që në pako të përfshihen edhe zgjedhjet presidenciale, me ato lokale dhe parlamentare të caktuara për 6 maj. Mandati i rregullt presidencial i presidentit Tadic skadon në shkurt të vitit 2013. (INA)

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›