E Diel, 1 Nëntor 2026

Zjarr në një pallat në Durrës, evakuohen banorët, 2 në spital

DURRES-   Flakët e zjarrit kanë përfshirë katin e katërt të një pallati, në lagjen numër 3 të qytetit të Durrësit. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në një apartament, ndërkohë që dyshohet se shkak është bërë një shkëndijë elektrike.

Burime nga vendngjarja bëjnë të ditur se dy persona janë transportuar menjëherë në spital për shkak të asfiksisë së lehtë që kanë pësuar nga tymi, por fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.

Pjesa më e madhe e banorëve kanë qenë në gjumë në momentin e ngjarjes, por fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar rëndë.

Më të marrë njoftimin për ngjarjen, forcat zjarrfikëse mbërritën në vendngjarje dhe bënë të mundur evakuimin e rreth 40 personave dhe lokalizimin e flakëve. Raportohen dëmë të konsiderueshme materiale.

(er.nu/BalkanWeb)
Lidhje te tjera FOTO: Pamje nga vendngjarja

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›