Shkup, anulohen fluturimet drejt Europes Qendrore
SHKUP- Në Aeroportin e Shkupit janë anuluar fluturimet drejt Evropës Qendrore dhe Perëndimore per shkak te reve te mëdha hiri te shkaktuara nga shperthimi i vullkanit në Islandë.
Vendimet janë marë nga kompanitë që fluturojnë për në Shkup, pas vendimeve që një pjesë e madhe e aeroporteve evropiane të mbyllen.
Aeroporti i Shkupit do të vazhdojë funksionimin dhe do të operojë për linjat që shkojnë në Vjenë, Lubljanë, Zagreb apo Stamboll, në aeroportet e të cilave nuk ka ndalesa për fluturim.
Ndonëse nga aeroporti i Shkupit nuk bëhen shumë fluturime, sërish zyrtarët thonë se situata e krijuar në pjesën më të madhe të Evropës nga shpërthimi i vullkanit në Islandë, edhe pse pjesërisht, po prek edhe Maqedoninë.
(s.g/BalkanWeb)