Tiranë/Sekuestrohet heroinë, 2 në pranga

Policia e Tiranës ka sekuestruar 115.5 gramë heroinë dhe 5 gramë kanabis dhe ka vënë në pranga dy persona. Të arrestuarit janë Gramoz Sulaj dhe Rinor Osmani.
Gjatë operacionit të policisë u sekuestruan edhe 50 mijë lekë të vjetra falso. Dy të arrestuarve iu sekuestrua edhe një pistoletë.