E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapet polici i dënuar me burg

Durrës

Një punonjës i policisë së qarkullimit rrugor të Tiranës është dënuar nga gjykata e këtij rrethi me 70 ditë heqje lirie. Lulzim Meta, 39 vjeç nga Nikla e Krujës është kapur nga shërbimet e policisë së Komisariatit Krujë dhe do të dërgohet në vendin e vuajtjes së dënimit. Meta është gjetur fajtor për veprën penale të korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike dhe pak ditë më parë gjykata ka dhënë vendimin ndaj tij. Më 12 prill, Drejtoria e Policisë së qarkut Durrës e ka shpallur në kërkim.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›