Shkup dhendrri vret vjehrrin
Të hënën rreth orës 16:00 ka ndodhur një vrasje në lagjen “Çair” të Shkupit. Sipas informatave të para të policisë, bëhet fjalë për vrasje si pasojë e mosmarrëveshjeve familjare, me ç’rast dhëndri Besim Sefa ka shtënë me armë zjarri ndaj vjehrrit të tij, Ramiz Ramizi. Ky i fundit menjëherë është dërguar në spital, por nga lëndimet e marra ka ndërruar jetë.
Në afërsi të vendit të ngjarjes ka qenë një ekip policor dhe ka reaguar menjëherë duke arrestuar vrasësin, i cili është dorëzuar pa ndonjë rezistencë. Poashtu është gjetur edhe pistoleta nga e cila është kryer vrasja. Policia ka njoftuar se po punon në zbardhjen e plotë të rastit.