Indi protestuesi tibetian i ve flaken vetes
Një protestues tibetian i vuri flakën vetes gjatë një proteste në Nju Delhi kundër vizitës së presdientit kinez Hu Jintao, i cili pritet të vizitojë Indinë gjatë kësaj jave. Sipas mediave shtetërore protestuesit e tjerë u munduan të shuajnë flakët me flamuj, ndërsa të tjerë me ujë. Personi i cili i vuri flakën vetes po kurohet për djegie të rënda. Protestuesi, emri i të cilit nuk bëhet i ditur vrapoi nëpër rrugët e Neë Delhit, i përfshirë nga flakët, teksa qindra persona demonstronin kundër sundimit të Kinës mbi Tibetin. Fotografitë e publikuara nga Reuters tregojnë protestuesin në flakë ndërsa autoritetet mjekësore bëjnë me dije se gjendja shëndetësore e tij është kritike. Sipas grupeve për të drejtat e njeriut rreth 30 tibetianë i kanë vënë flakën vetes gjatë vitit të kaluar në shenjë proteste, 20 prej të cilëve kanë humbur jetën.
Në protestë morën pjesë më shumë se 600 protestues. Disa mbanin në duar pankarta në të cilat shkruhej 'Tibeti po digjet' apo 'Tibeti nuk është pjesë e Kinës'.
Në protestë morën pjesë më shumë se 600 protestues. Disa mbanin në duar pankarta në të cilat shkruhej 'Tibeti po digjet' apo 'Tibeti nuk është pjesë e Kinës'.