E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arsenali hedh syte nga Sajmir Ujkani

Arsenali po ndjek me vëmendje paraqitjet e Samir Ujkanit. Klubi londinez e ka vëzhguar portierin e Kombëtares shqiptare në ndeshjen e javës së 29-të të Serisë A, ku Novara ka barazuar me rezultatin 0-0 me Leçen.
Në qendër të vëmendjes së të dërguarit të “topçinjve” ka qenë Muriel, sulmuesi i Leçes, kartonin e të cilit e zotëron Udineze, megjithatë me kujdes është ndjekur edhe paraqitja e “gardianit” shqiptar të Novarës.
Arsen Venger po kërkon prej kohësh një portier që ti japë garanci skuadrës dhe paraqitjet e shkëlqyera të Ujkanit në elitën e futbollit Italian dhe fakti që ai është vetëm 23-vjeçar kanë bërë që Arsenali të shfaqet shumë i interesuar për kuqeziun.
Edhe pse Novara po vuan në vendin e parafundit të Serisë A, duke shpresuar deri në fund te mbijetesa, Samir Ujkani ka shkëlqyer me paraqitjet e tij, duke qenë vendimtar në shumë takime për ekipin piemontez.
Për të blerë portierin, përveçse me Novarën, Arsenali duhet të gjejë akordin edhe me Palermon, klubin që ka në pronësi gjysmën e kartonit të Ujkanit dhe që po mendon seriozisht ta rikthejë në skuadër gjatë sezonit të ardhshëm.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›