Siri, protestuesit torturohen dhe vriten në spital
Një video e publikuar nga televizioni britanik Chanel 4, tregon pacientë të plagosur të lidhur në shtrat me zinxhirë, në trupat e tyre dallohen qartë përveç plagëve të marra dhe shenjat e torturës.
Në video pranë pacientëve dallohen dhe fije elektrike që, sipas një punonjësi të spitalit, autor i videos së regjistruar në mënyrë të fshehtë, shërben për tortura me elektricitet ndaj protestuesve të plagosur.
Video është regjistruar në spitalin ushtarak të qytetit Homs, në video dhe intervista e autorit i cili shpjegon se si me urdhër të qeverisë të gjithë protestuesit e plagosur dhe dezertorët pranohen vetëm në këtë spital, ku mjekët sëbashku me ushtarakë torturojnë pacientët e plagosur dhe në disa raste edhe i kanë vrarë.
Autori tregon se pacientët merren në pyetje, lihen pa mjekuar, pa ujë e ushqim e torturohen në mënyra të ndryshme. Në këto veprime marrin pjesë ushtarakë të regjimit sidhe bashkëpunojnë dhe stafi mjekësor i spitalit.
Pacientët në këtë spital nuk kanë emra por për ta përdoren vetëm numra identifikimi, asnjë nuk lajmëron se ku ndodhen dhe nuk lejohet ti vizitojë askush.
Dëshmi të tjera tregojnë se si të plagosurit nuk pranohen të kurohen në spitalet e tjerë. Vetë protestuesit tregojnë se shumë prej të plagosurve apo personave që kanë nevojë për mjekime nuk shkojnë në spital pasi kanë frikë se aty do të merren nga ushtria ose do të torturohen, për këtë motiv në Homs janë sajuar disa qendra të vogla që shërbejnë për mjekimin e të plagosurve, qendra të cilat janë sulmuar pa dallim nga ushtria besnike e Assad.
(ar.si/BalkanWeb)