E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Gjykata e Babit Sali nuk pyet as për prova e as për dëshmitarë

Share

Pas dënimit të deputetit Saimir Tahiri nga ana e Gjykatës së Tiranës, me 5 milionë lekë të reja, ka reaguar edhe kreu i PS-së, Edi Rama. Sipas këtij të fundit, gjykatat shqiptare janë kthyer në një vegël qorre të Berishës dhe nuk pyesin as për prova dhe as për dëshmitarë.

Gjobë 50 milionë nga një gjykatë, e cila refuzon prova dhe dëshmitarë e vetëm shfryn dufin e Babit, që do që ti mbyllë gojën opozitës me gjoba. Deputeti Saimir Tahiri kishte edhe provat, edhe dëshmitarët, por Babi kishte gjykatësin qorr e shurdh me emrin Çelik, që refuzoi prova e dëshmi, shprehet Rama.

Gjykata e Tiranës e dënoi Saimir Tahirin për shpifje ndaj dy fëmijëve të kryeministrit, Shkëlzen e Argita Berisha, të cilëve duhet tu paguajë nga 2.5 milionë lekë të reja.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›