E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, kamera me zoom në qendër të Athinës

ATHINE- Përsëritja e supozuar e protestave të dhunshme sërish në vjeshtë në Athinë, ka bërë që Prokurori i Gjykatës së Lartë të kërkojë përshpejtimin e dekretimit të ligjit për kamerat, që kaloi në Parlament 6 muaj më parë

Në fjalimin e tij në Komision Parlamentar, prokurori la të kuptohet se kamerat ekzistuese janë të përshtatshme vetëm për kontrollin e trafikut në rrugë dhe jo për marrjen e fotove ose për regjistrimin e personave.

"Kamerat do të na ndihmonin për t'i identifikuar, ndjekur dhe arrestuar autorët e krimit dhe me anë të tyre mund të provojmë fajësinë në gjykatë," vuri në dukje ai.

Edhe policia greke po përgatitet për të menaxhuar më mirë protestat në rastin e përsëritjes së tyre sërish në shtator, pasi u vu në qendër të kritikave për mjetet e përdorura dhe dhunën e panevojshme të ushtruar gjatë protestave të fundit, kur Parlamenti grek votoi Planin afatmesëm të masave antikrizë.
(a.j/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›