Shkup, sot votimipër shpërndajene parlamentit
SHKUP- Kuvendi i Republikës së Maqedonisë do të mblidhet sot për të bërë dhe shpërbërjne e parlamentit të propozuar nga kryetari Trajko Veljanoski dhe i nënshkruar prej 79 deputetëve.
Shpërbërja e Parlamentit është mundësuar pas zgjedhjes së Boris Kondarkos për kryetar të Komisionit Zgjedhor Shtetëror dhe me votimin e ndryshimeve të Kodit zgjedhor.
Kryetari i Kuvendit Veljanoski apeloi të gjitha partitë parlamentare që të vijnë në seancën e fundit të sotme. Sipas Kushtetutës, Kuvendi shpërbëhet nëse për këtë prononcohet shumica e deputetëve. Në përbërjen aktuale me 120 parlamentarë, për miratimin e vendimit të tillë e domosdoshme është që ta mbështesin të paktën 61 deputetë. Me vendimin për shpërbërjen e Kuvendit mbaron mandati i deputetëve.
Veljanoski paralajmëroi se pas shpërbërjes së Kuvendit, ditën e ardhshme, të premten, do t'i shpallë zgjedhjet e parakohshme parlamentare që duhet të mbahen më 5 qershor. Kodi zgjedhor parashikon që zgjedhjet të mbahen në afat prej 60 ditëve pas shpërbërjes së Parlamentit.
(s.g/balkanWeb)