E Shtunë, 31 Tetor 2026

FMN, StrausKhan: Greqiado t’ia dalë

ATHINE- Dominique Strauss Kahn Drejtori Ekzekutiv i FMN, shprehu besimin se Greqisë nuk do t’i duhet të ristrukturojë borxhin e saj, nëse ajo do të zbatojë në kohë programin që i është caktuar.
"Unë besoj se Greqia do t’ia dalë" tha ai duke folur në takimin e pranverës të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore. Ai vazhdoi duke thënë se ajo që vendi ka nevojë të dalë nga kriza është që të zbatojë planin e miratuar. "Kjo do të jetë e dhimbshme për njerëzit," pranoi Strauss Kahn "por programi do të zbatohet në një afat kohor."

Kreu i Fondit Monetar Ndërkombëtar vuri në dukje, megjithatë se të gjithë duhet të paguajnë taksat përkatëse. Një nga problemet e vendit është që të pasurit nuk paguajnë taksa ", tha Dominique Strauss Kahn.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›