E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, uljaemergjente e avionitalarm i gabuar

ATHINE-Një ulje emergjente është kryer sot paradite në orën 11:00, në aeroportin e Athinës “Eleftherios Venizelos”.
Avioni i “Arabia Airlines” me 239 pasagjerë në bord u detyrua të ulej për shkak të alarmit se një zjarr ra në pjesën e bagazhit të tij, por që më pas rezultoi të ishte e gabuar.

Avioni Boeing 777 që ishte nisur nga Uashingtoni drejt Riadit të Arabisë Saudite u shoqërua në aeroportin e Athinës “Venizelos” nga dy Mirage greke 2000.

Disa automjete mbërritën në vendngjarje për të bërë shuarjen e zjarrit.

Të gjithë pasagjerët e avionit u zbritën të sigurt prej tij, ndërkohë që pas kontrolleve rezultoi që alarmi kishte qenë i gabuar. Avioni arab vazhdoi rrugën drejt Riadit, për ku ishte nisur.
(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›