Shkup,Volers: Të zgjidhet sa më shpejt çështja e emrit

Ambasadori amerikan në Shkup, Pol Volers përsëriti sot qëndrimin se sa më shpejt të zgjidhet kontesti i emrit, aq më shpejt Maqedonia do të bëhet anëtare e barabartë e NATO.
Ai këto komente i bëri me rastin e fillimit të një stërvitje rajonale dhe me pjesëmarrjen e 15 vendeve anëtare të NATO-s në poligonin ushtarak Krivollak në Shkup.
"Unë personalisht do të jem i lumtur kur Maqedonia do ti bashkëngjitet bashkësisë evroatlantike, sidomos në NATO dhe BE. Jam i sigurt se kjo do të ndodhë. Pyetja këtu është se kur do të ndodhë kjo, dhe jo se a do të ndodhë", deklaroi ambasadori amerikan Volers.
Ambasadori amerikan ka përsëritur deklaratën e sekretares amerikane Klinton gjatë Samitit e cila kishte deklaruar se Maqedonia ka arritur të gjitha kriteret për anëtarësim në NATO dhe se pritet zgjidhja e problemit të emrit, sa më shpejt të jetë e mundur dhe vendi të bëhet pjesë e Aleancës.