Progres-raporti i KE-së : Vizat, Shqipëria të bëjë përmirësime

Ashtu siç pritej u prezantua në Bruksel progres-raporti i Komisionit Evropian për Shqipërinë, për vitin 2009. Komisioneri për Zgjerimin, Oli Rehn, lexoi raportin i cili vlerëson miratimin në kuvend të Rezolutës për aplikim në Bashkimin Evropian, ndërsa zgjedhjet e 28 qershorit theksohet se kanë arritur shumicën e angazhimeve. Raporti i bën thirrje Tiranës zyrtare të shmangë në politizimin e numërimit të votave.
Raporti vlerëson punën e bërë për procesin e liberalizimit të vizave, por sipas komisionerit Rehn, duhen bërë përmirësime, sidomos në pajisjen e qytetarëve me pasaporta biometrike. Me nota më të ashpra raporti vlerëson mungesën e dialogut politik, që i ktheu prapa në kohë progresin në reformat bazë. "Progresi mund të vihet re në zgjedhjet parlamentare të cilat jane konsideruar se plotesuan shumë standarde ndërkombëtare, veçanërisht tek miratimi i kodit elektoral dhe përgatitjet për zgjedhje si listat e votuesve", thuhet në raport, "por dialogu mes partive vonoi disa reforma.
Më tej, në raportin e KE-së thuhet se administrata publike duhet të jetë e pavaruar nga politika dhe se është e nevojshme zbatimi i strategjisë për administratën publike. "Është bërë progres sa i përket administratës publike. Mbetet problematik zbatimi i ligjit për nënpunësit civilë dhe kapacitetet administrative të departamentit të administratës publike mbeten të dobëta. Lëvizjet politike në administratë kanë vazhduar edhe pse me një shtrirje më të vogel", vijon raporti.
Në raport theksohet se marrëdhëniet mes insitucioneve janë të vështira, për shkak të tendencës së ekzekutivit për të ndërhyrë në insitucionet e pavararura, sidomos në drejtësi. Sipas progres- raportit të KE-së, sistemi i drejtësisë nuk është transparent dhe efikas, andaj duhet një strategji për përmirësimin e sistemit gjyqësor.
Më tej, në raport thuhet se Shqipëria i ka bërë luftë korrupsionit, por ai vazhdon të mbetet ende një problem.
Parlamenti miratoi një numër të mirë ligjesh për të afruar legjislacionin me atë të BE-së, por miratimi i disa ligjeve të rëndësishme u bllokua gjatë fushatës elektorale. "Zgjedhjet dominuan axhendën e parlamentit dhe kjo solli një progres të vogël në reforma kyçe ai ajo në fushën e drejtesisë", theksohet në raport.
Koalicioni meta berisha
Raporti vlerëson se është bërë pak progres në plotësimin e kuadrit ligjor për reformën në sistemin e drejtësisë. Është miratuar ligji për Prokurorinë, por një strategji afat-gjatë në këtë sektor mbetet pezull.