Shkupi, ende një ditë më pas!
Po bëhen gati dy dekada që Shkupi po përpiqet të bëjë të pranueshëm ndërkombëtarisht emrin e ri të shtetit të Maqedonisë dhe të heqë prej tryezave diplomatike të bisedimeve shkurtesën FYROM - "Former Yugoslav Republic of Macedonia". Dhjetëra fjalime, memorandume, nota proteste kanë qarkulluar ndërmjet zyrash e shtetesh, dërguar nga Shkupi, vetëm me një qëllim: Maqedonia të mos jetë më një shtet "former-yugoslav".
Ndonjëherë shumëkujt gjithë kjo këmbëngulje mund t‘i ketë ngjarë si çështje formale. Por në të vërtetë ajo është një çështje thelbësore, madje më thelbësore se sa shihet në sipërfaqe. Nuk është thjesht një çështje emërtimi, është çështje ndryshimi. Në thelb, para se të ndodhë pranimi i një "emri pozitiv" të Maqedonisë duhet të marrë përgjigje pyetja: A ka marrë fund jugosllavizmi në Shkup? Apo ndikimi i Beogradit dhe fryma e vjetër e "Jugosllavisë së tretë" vazhdon të jetë ende e pranishme në këtë vend?
Këmbëngulja e Greqisë për mospërdorimin e emrit të Maqedonisë së vjetër për shtetin e ri fqinj të Ballkanit nuk më qe dukur dhe aq e përligjur dhe kompromisi ngjante të ishte diku afër, sidomos pas ndërmjetësisë amerikane dhe shpalljes publike të disa propozimeve për një emër të ri: "Republika e Shkupit", "Maqedonia Veriore", pse jo dhe "Ilirida", si patën menduar shqiptarët atje. Mirëpo zhvillimet që erdhën më pas bënë të qartë se në të vërtetë nuk ishte thjesht një "zemërim grek" që e la Maqedoninë jashtë ritmit të nismës "Adriatic-3". Ishte po aq, në mos më shumë, mendësia e vjetër ballkanase; më tepër se kaq, mendësia e vjetër jugosllave "për të mos bërë lëshime", që ia ndau hapin Maqedonisë fqinje prej të tjerëve. Shkupi, edhe me veprimet e kohëve të fundme, tregoi se vazhdon të jetë po aq intransigjent për të mbetur tek e shkuara, për të qenë një "former-yugoslav republic": duke u shfaqur gjithnjë insistent në botë me etnonimin e tjetrit (maqedonasit e vjetër nuk kanë ndonjë lidhje me maqedonasit e sotëm, shkruhet në librat studimorë akademikë).
Një ditë para se Beogradi të kishte depozituar në Këshillin e Sigurimit rezolutën për njohjen e së drejtës për arbtrimin e legjitimitetit të pavarësisë së Kosovës në Gjykatën e Hagës dy shtetet fqinje të drejtpërdrejta, Mali i Zi dhe Maqedonia, me një veprim diplomatik të kujdesshëm, shpallën njohjen e shtetit më të ri të Ballkanit, me deklarata parimore. Jo vetëm kaq, u hodhën hapa të vlerësueshëm edhe për rregullimin e çështjeve ndërkufitare me Kosovën, për vënien e shenjave të kufirit dhe tejkalimin e diskutimeve të trashëguara. U duk se Shkupi po shfaqej me një mendësi europeiste tashmë të paktën me fqinjin në veri, se atje po formohej një vetëdije e mënyrës evropiane të të menduarit, sipas së cilës, pa çaktivizuar konfliktet me fqinjin nuk mund të mendosh për të trokitur në dyert e bashkësisë. Ishte një hap shumë i rëndësishëm, që mund të paraqitej si provë se Shkupi po ndahej jo vetëm nga jugosllavizmi, jo vetëm nga hijet e ndikimit dhe të mbikëqyrjes politike nga Beogradi, por edhe nga ajo që quhet "familje gjenetike", madje. Dhe kjo ishte jo vetëm në të mirë të Kosovës, por edhe për vetë Maqedoninë, që kishte nevojë për të dhënë prova se nuk shkonte drejt së ardhmes me kryet prapa, se ishte pavarësuar prej së shkuarës jugosllave.
Mirëpo ky "european feeling" në Shkup zgjati shumë pak. Një tërheqje e befasishme ndodhi pikërisht në dy javët e fundme. Shkupi u kthye në rrjedhë të kundërt. Një vizitë dhe një takim i paralajmëruar në nivelin e kryetarëve të shteteve midis Shkupit dhe Prishtinës u anulua. Për më tepër, zëdhënësit diplomatikë të Maqedonisë bënë të ditur se Shkupi po tërhiqej prej deklaratave të njohjes parimore të Kosovës. Jo vetëm kaq, por ishte pikërisht ky konflikt i provokuar prej Shkupit që konsiderohet si faktori themelor pse në takimin e Cetinjës, ku marrin pjesë Presidentë të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe drejtori i Përgjithshëm i UNESCO-s, Koichiro Matsuura, për të diskutuar për shumëgjuhësinë, multietnicitetin dhe multikulturalitetin e rajonit mungon përfaqësimi zyrtar i Kosovës.
Veprimet e fundme të diplomacisë së Shkupit po e paraqesin Maqedoninë jo vetëm si një shtet grindavec, që mund të improvizojë konflikte të befasishme (sikurse pati ndodhur dhe me paralajmërimet për "një sistem më të rreptë vizash" me Shqipërinë, për shembull), por edhe si një vend që i ndërton politikat e jashtme deri në nivel diletant, duke e vënë vendin midis dy konfliktesh: një mospranim grek për emrin nga njëra anë dhe destabilizim marrëdhëniesh me Kosovën nga ana tjetër. Dhe afërmendsh që këtij konflikti mund t‘i shtohet dhe së paku "një ftohje" e tretë, me Tiranën, sepse, edhe në mos pastë ndonjë veprim të hapur kundërshtues, sikurse ndodh shpesh me diplomacinë tonë, është më se e qartë se shtetit shqiptar nuk ka si t‘i vijë mirë për gjithë sa ndodhi. Për më tepër që qëndrimet e Shkupit dhe të Beogradit në rastin e tërheqjes prej deklaratës parimore për njohjen e Kosovës dhe të pengimit të saj në raportet dy e më shumëpalëshe pajtohen plotësisht dhe pajtohen jo si qëndrime fqinjësh, por si qëndrime republikash jugosllave. Sa gjasa ka që Evropa e Bashkuar, e cila në fakt e ka certifikuar progresin e brendshëm politik të Maqedonisë më të arrirë se atë të Shqipërisë, të mbyllë sytë para këtij realiteti, domethënë të hapë portat e saj për një vend që nuk ka pacifikuar mjedisin gjeopolitik me asnjërin prej fqinjëve, duke filluar me Greqinë (për çështjen e emrit), me Bullgarinë (për çështjen e gjuhës: në Sofje, të ndjerit Kiro Gligorov i kthyen shpinën pasi i bënë thirrje "fol në gjuhën e mëmës"), me Kosovën (për shkak të mosnjohjes) dhe me shqiptarët brenda në Maqedoni (për shkak të largimit prej Marrëveshjes së Ohrit).
Dihet mirë - nuk ka kaluar shumë kohë - se Shqipëria është shteti i parë që njohu pa asnjë kusht Maqedoninë, në gjysmën e parë të vitit 1992; madje Tirana politike e asaj kohe i ofroi Maqedonisë me një bujari të papërligjur daljen në det, përdorimin koncesional të Portit të Durrësit dhe shumë lehtësi të tjera. Dihet mirë gjithashtu se pa shqiptarët Maqedonia nuk mund të ekzistojë as 24 orë. Dhe duhet thënë se shqiptarët e Maqedonisë janë pajtuar urtësisht me një shtet që nuk është i barabartë për ta. As që mund të bëhet krahasim midis të drejtave që gëzojnë 10 për qind popullatë serbe në Kosovë me të drejtat që i garantohen 35 për qind popullate shqiptare në Maqedoni. Po sikur shqiptarëve t‘u lindte një vetëdije kundërshtimi ndaj "dy standardeve" dhe të kërkonin, bie fjala, jo më pak të drejta se serbët e Kosovës?! Është krejt e qartë se nuk janë vetëm arsyet diplomatike, por edhe ato thjesht njerëzore, duke nisur me mirënjohjen për rolin pozitiv të shqiptarëve në shëndetin e Maqedonisë, që duhej t‘i kishin bërë më të kthjellëta mendjet politike në Shkup dhe më të matura veprimet diplomatike të saj të kohëve të fundit.
Nuk mund të përjashtohen nga përgjegjësia dhe krekosjet fodulle prej malësorësh kanunorë të disa politikanëve shqiptarë në Kosovë, të cilët u ngutën të lëvdohen se ndërtimi i rrugës Durrës-Morinë do të bëjë të mundur "shmangien e vendeve të treta", që në këtë rast nuk ka kush të jenë tjetër veçse Maqedonia dhe Mali i Zi. Kujt i duhet kjo shitmendje, sikur rruga Durrës-Morinë po bëhet për të shmangur të tretët! Vetë ndërtimi i një aksi tangencial, që i largohet projektit ndërkombëtar të "Korridorit 8", ka ndikimin e tij psikologjik te tjetri, cilido qoftë ky. Gjithnjë e më e qartë është se jugosllavizmi dhe europeizmi nuk mund të pajtohen mes tyre dhe se Shkupi po e mban veten në mënyrë të pamerituar larg portave të Evropës së Bashkuar, duke pranuar ndikime prej politikash që burojnë nga Beogradi ish-jugosllav, duke e vënë veten midis të gjitha konflikteve dhe pakënaqësive të mundshme me fqinjët, duke mos zgjedhur një orientim strategjik që e çliron prej hijeve të dyshimta të së shkuarës dhe e shpërfaq vetëvendosëse dhe krejt të shpenguar prej çdo faktori historik, gjenetik apo çfarëdo qoftë.