Lamtumirë Apoloni, Mariglen Shoshi kalon tek Bylis
Mbrojtësi më i njohur në dekadën e fundit në futbollin fierak, pas rënies së Apolonisë nga Superliga ka vendosur të largohet për të vazhduar karrierën tek një ekip tjetër.
Drejtuesit e Bylisit kanë blerë me të drejta të plota lojtarin pasi kanë marrë nga Apolonia kartonin e tij për shumën e 25 mijë eurove.
Shoshi ka qenë një nga shtyllat e mbrotjes për vite të tëra tek ekip fierak dhe ka dashur që të vazhdojë me këtë ekip edhe për shumë sezone. Por akuzat e shumta dhe të pavërtetuara për trukim ndeshjesh e kanë bërë lojtarin që t’i thotë lamutumirë ekipit të Apolonisë.
Në merkaton e verës mbrojtësi fierak ka pasur oferta të shumta nga shumë klube të Superligës por edhe nga jashtë vendit. Elbasani, Besa, Tirana, Flamurtari kanë qenë disa nga klubet shqiptare që janë vënë në gjurmët e lojtarit por fieraku ka preferuar te ngelet në qarkun e fierit duke pranuar të luajë për ekipin ballshiot të Bylisit.
Shoshi në muajin korrik është provuar tek skuadra qipriote e Alqit, skuadër ku më parë është aktivizuar edhe portieri i kombëtares Isli Hidi.
Tek skuadra qipriote mbrojtësi fierak ka treguar një paraqitje të mirë dhe ka marrë aprovimin për të luajtur me ta por drejtuesit e dy klubeve nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët për sa i përket aspektit financiar.
Objektivi personal i Shoshit edhe pas transferimit tek Bylis mbetet arritja e një vendi në kombëtaren kuqezi të Kuzhes.