E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkupi përfshihet nga protestat e tensionet

SHKUP- Maqedonia është përfshirë nga protestat dhe tensionet politike pas vrasjes së një të riu maqedonas nga një pjesëtar policie si dhe pas arrestimit të liderit të Partisë të Bashkuar për Maqedoninë, Lube Boshkovski.

Protestat për vrasjen e 22 vjeçarit Martin Neshkovski përveç Shkupit, tanimë po zhvillohen edhe në disa qytete tjera me moton "Stop brutalitetit policor". Mijëra të rinjë kanë dal në rrugë për të protestuar pas vrasjes qe ndodhi natën e shpalljes së rezultateve të zgjedhjeve dhe qe proptestuesit pretendojnë se është kryer nga ana e një pjesëtari të njësitit policor "Tigrat", Ndërkohë, protesta kanë nisur edhe kundër arrestimit të liderit të Partisë Të Bashkuar për Maqedoninë, Lube Boshkovski.

Mbeshtetes te tij u përplasën dje me njësitet policore pranë Ministrisë së Drejtësisë. Ata kërkuan lirimin e menjëhershëm të Boshkovskit, duke vlerësuar se bëhet fjalë për një proces të montuar politik. Kjo parti ka paralajmëruar se do të vazhdojë protestat deri në lirimin e liderit të tyre. Lube Boshkovski u arrestua disa ditë më parë nga policia, pasi akuzohet per financim te paligjshëm të partisë së tij në zgjedhje.
(s.g/NEWS24/balkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›