Vrasja e dyfishtë në Lezhë, arrestohen katër persona
Operacioni i koduar “Këmbëngulja”, i ndihmuar nga forcat RENEA, çoi në arrestim rreth orës 21:00 të mbrëmjes së shkuar të katër shtetasve.
Kështu në pranga, ra Diamantin Preçi, 23-vjeç, me banim në qytetin Milot, Bledar P. , 17-vjeç, me banim në qytetin Milot, Rudolf Ndoci, 23-vjeç, me banim në qytetin Milot si dhe shtetasja Emi Allamani, 20-vjeç, me banim në qytetin e Mamurrasit.
Gjatë operacionit janë sekuestruar, edhe dy autovetura, dy automatikë model 56 (Kallashnikov), një pushke model 63( njëzetëshe), si dhe 6 aparate celulare.
Në këtë operacion u përfshinë rreth 120 forca policore. Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve i janë referuar Prokurorisë së rrethit Gjyqësor Kurbin për veprat penale të vrasjes në rrethana të tjera cilësuese, e kryer në bashkëpunim, si dhe armëmbajtje pa leje.