Shkupi s’e fton Mujotën në konferencën rajonale

Ministri i Forcës Mbrojtëse të Kosovës, Fehmi Mujota, është anashkaluar nga Konferenca rajonale për integrimin e Evropës Juglindore në NATO, e cila do të fillojë nga 31 maji në qytetin e Manastirit.
Ministria e Mbrojtjes në Shkup nuk i ka dërguar ftesën homologut kosovar Fehmi Mujota, derisa janë ftuar të gjithë ministrat e mbrojtjes të rajonit. Në këtë konferencë janë ftuar ministrat e mbrojtjes të Serbisë, Malit të Zi, Kroacisë, Shqipërisë, Sllovenisë, Bosnjë-Hercegovinës si dhe Turqisë. Në këtë takim do të marrin pjesë edhe përfaqësues nga delegacione të vendeve anëtare të NATO-s.
Ideja për një konferencë të tillë është iniciuar nga Ministria e Mbrojtjes e Maqedonisë, e cila është e para e këtij niveli në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Bashkëpunimi rajon në sferën e sigurisë si dhe dialogu për proceset e integrimeve euroatlantike do të jenë temat kyçe të këtij takimi ndërkombëtarë. (INA)