Avokati i diasporës

Ishte gjithmonë në mbrojtje të shqiptarëve. I përkrahu ata në demonstrata dhe peticione. Ueli Leuenberger, kryetari i Partisë së Gjelbër të Zvicrës, erdhi me një mision të ri në Kosovë. Kësaj radhe ka për qëllim pajtimin e Kosovës dhe Zvicrës.
Të paktën në një çështje këto dy shtete nuk po gjejnë zgjidhje. Me një vendim të Qeverisë së Zvicrës, kosovarët që kanë punuar me dekada në këtë shtet dhe kthehen në Kosovë, nuk do të gëzojnë më pensione. Këtë vendim të Qeverisë së tij, Leuenberger e quan të padrejtë dhe diskriminues.
“Është një goditje e rëndë kundër njerëzve që kanë punuar shumë në Zvicër. Dhe kjo i godet po ashtu edhe njerëzit këtu në Kosovë”, thotë ai për Express. Por, vizita e tij në Kosovë i shërbeu që të mësojë problemin rrënjësisht. Ai akuzon Qeverinë e Kosovës, Parlamentin dhe partitë politike që nuk kanë reaguar me kohë ndaj vendimit të shtetit të tij – Zvicrës.
“Kemi ardhur këtu që të ndikojmë te Qeveria, Parlamenti dhe partitë politike. Njerëzit i godet shumë ky vendim dhe duhet të reagojnë. Këtu nuk po ndodh asgjë. Unë iu thashë ndihmonani neve që ne t’ju ndihmojmë juve”, vlerëson ai.
Sipas tij, Zvicra dhe Kosova është dashur të negociojnë rreth 12 marrëveshjeve bilaterale, ndër to edhe ajo për problemin e sigurimeve sociale dhe pensioneve. Por, sipas Leuenbergerit, ky proces është bllokuar. “Zvicra i ka propozuar Kosovës 12 marrëveshje bilaterale. Por, Kosova ka insistuar në 7. Nëse të dy palët thonë që unë 7, unë 12, atëherë dyert dhe dritaret mbyllen”, shton ai.
Por, Leuenberger megjithatë ka një fije shprese, që edhe kësaj radhe do t’i ndihmojë diasporës shqiptare. Ai thotë se Kosova duhet t’i propozojë Zvicrës një mundësi kalimtare. Sipas tij, janë disa probleme që pamundësojnë kosovarët që kanë punuar në Zvicër që të marrin pensionet në Kosovë. “Në Kosovë nuk ka institucione që merren me Sigurime Sociale, ekziston rreziku që këtu mund të marrin pension edhe njerëz të vdekur etj, prandaj edhe nuk kemi partnerë”, thotë Leuenberger.
Ai tregon se në Parlamentin e Zvicrës kjo çështje nuk është më temë. E, ajo që e ka vërtetuar në këtë vizitë, është që edhe në Parlamentin e Kosovës nuk është më temë.
“Edhe atje edhe këtu po injorohet kjo temë. Kemi bërë një aleancë të injorimit dhe nga kjo duhet të dalim sa më shpejt”, paralajmëron ai.
Leuenberger bën thirrje që të gjendet një mundësi kalimtare e marrjes së pensionit invalidor dhe pensionit të rregullt për kosovarët që kanë punuar në Zvicër dhe që sot jetojnë në Kosovë.
“Këta janë njerëz që kanë punuar 10, 20, 30 vjet, i kanë ndihmuar gjithmonë popullit të Kosovës, kanë dërguar shumë para, kanë paguar 3% në vitet e vështira, kanë investuar shumë para në pavarësinë e Kosovës. Dhe unë shoh shumë njerëz që më thonë se na kanë harruar. Na duhet një reaksion nga këtu. Që të ndihmoj edhe Qeveria jonë”, thotë Leuenberger.