E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkupi thyen rekordin e dimrit, minus 20 gradë celsius

SHKUP- Në Shkup, sot në orën lokale 06:00 (05:00 GMT) temperatura e ulët prej minus 20 gradë Celsius theu rekordin për këtë dimër.

Sipas informacioneve nga Drejtoria për Çështjet Hidrometeorologjike, pas Shkupit rekordin e mban Kriva Pallanka me minus 15,5 gradë Celsius dhe më tej Shtipi me minus 12 gradë.

Sinoptikanët paralajmërojnë për nesër temperatura minimale deri në minus 18 gradë Celsius, ndërsa qyteti më i ftohtë sërish do të jetë Shkupi.
(ma.ar/mia/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›