E Diel, 1 Nëntor 2026

Biznes Albania shpërndan ndihmat e para

TIRANË- Biznes Albania shpërndan ndihmat për familjet e izoluara nga dëbora në zonat veriore dhe verilindore të vendit. Kompanitë vendase janë solidarizuar me situatën e krijuar, duke dhuruar një sasi të konsiderueshme ushqimesh dhe veshjesh. Ndërkohë që presidenti i Biznes Albania, Luan Bregasi deklaron se kjo është vetëm ndihma e parë që do të jepet për këto familje.

“Biznes Albania e dha shembullin e parë, mjaft kompani kanë dhuruar këpucë, bukë, oriz, sheqer, pako me ushqime të tjera. Dëshiroj të falënderoj kompanitë që iu përgjigjën pozitivisht ftesës sonë. Edhe njëherë do të jemi në kontakt edhe për ndihma të tjera, sepse edhe situata po përkeqësohet. N e u treguam solidarë dhe të gatshëm për të qënë afër njerëzve në zonat verilindore”, tha Bregasi.

Ndihma e dhënë nga Biznes Albania përfshin mbi 1 mijë bukë,1 ton miell, sheqer, mbi 500 koli me ujë të pijshëm, 900 palë këpucë, 200 xhupa të ngrohtë etj. Ndihmat i janë dhënë rezervave të shtetit, që do t’i shpërndajë ato në zonat e bllokuara nga bora.
(ma.ar/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›