E Diel, 1 Nëntor 2026

ERE licencime të reja për 5 kompani HEC-esh

TIRANË- Enti Rregullator i Energjisë (ERE) ka nisur procedurat ligjore për licencime të reja për tregtimin e energjisë për kompani, të cilat janë drejt përfundimit të ndërtimit me konçension të hidrocentraleve vendore në zona të ndryshme të vendit.

Një proces licencimi për tregtim energjie, ERE ka nisur për firmat "Picari 1" për HEC-in Picar, "Snoë Energy" për HEC-in "Koka 1", për HEC-in në Klos firmën "Malido Energji", firmën "Albanian Poëer" për HEC-in Martanesh si dhe firmën "Poëer plant of Korca" për hidrocentralet "Verba 1" dhe "Verba 2".

Vjet ERE licencoi 36 subjekte private për prodhimin dhe tregtimin e energjisë të prodhuar nga hidrocentralet e rinj vendorë dhe për aktivitetin e furnizuesit të kualifikuar të energjise elektrike, licencoi shoqëritë "Energy Supply - AL" , "Rudnap energy Tirana", "Albanian Green Energy", "Balkan Green Energy".
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›