Zgjedhjet për kreun e PS në Tiranë, ja 4 kandidaturat
TIRANË- Ilir Zela, Sajmir Tahiri, Andis Harasani dhe Ilir Gjoni, janë katër kandidaturat për kreun e PS-së për Tiranën.
Partia Socialiste njofton se zgjedhjet për kreun e Tiranës do të zhvillohen me 20 shkurt.
Më 6 shtator të vitit 2011, Besnik Bare dha dorëheqjen nga posti i kryetarit të Partisë Socialiste për Tiranën, post që ai mbante prej 6 vitesh, ndërkohë që kryesia komandoi në vend të tij deputetin Sajmir Tahiri, i cili do të mbante këtë post deri në mbajtjen e zgjedhjeve të reja.
Kreu i ri i Partisë Socialiste së Tiranës që do zgjidhet nga procesi i 20 shkurtit, do drejtojë degën më të madhe të Partisë Socialiste në 4 vitet e ardhshme.
(el.me/BalkanWeb)