E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fillimi i vitit shkollor, nga e hëna punonjës policie pranë çdo shkolle

TIRANE - Në ditën e parë të shkollës dhe në vazhdim, Policia e Tiranës do të angazhojë pranë objekteve shkollore punonjës policie për të garantuar rendin dhe sigurinë publike në shkolla dhe pranë tyre. Kjo do të realizohet nëpërmjet një bashkëpunimi me drejtuesit e shkollave, stafet pedagogjike, komunitetet e prindërve, nxënësit si dhe me punonjësit e sigurisë të vetë institucioneve arsimore. 

Gjithashtu, forcat e policisë do të ndihmojnë për lëvizjen e lirë të mjeteve dhe të këmbësorëve në afërsi të shkollave, si dhe do të marrin masat e nevojshme ligjore ndaj kundravajtësve. Vëmendja në këtë drejtim do të përqendrohet ndaj drejtuesve të mjeteve që ecin me shpejtësi apo parkojnë në vende të ndaluara në afërsi të shkollave. 

Urdhri ka ardhur nga prefekti i Tiranës, Keltis Kruja , i cili porositi drejtuesit e policisë për bashkëpunimin me stafin pedagogjik, me qëllim parandalimin e ngjarjeve apo fenomeneve negative pranë qendrave studentore. Urdhri erdhi gjatë mbledhjes të organizuar ditën e djeshme në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë. 

(er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›