Shkurtaj nënshkruan me Olympiacos

Vasil Shkurtaj ka nënshkruar kontratë trevjeçare profesioniste me Olympiacosin. Nga kjo kontratë, sulmuesi i përfaqësueses U-21 të Shqipërisë pritet të marrë 175 mijë euro në vit.
17-vjeçari mund të promovohet në ekipin e parë, nëse largohet Christian Ledesma, që mund të transferohet jashtë Greqisë.
Në të kundërtën, klubi grek mund ta huazojë futbollistin tek një klub profesionist, i cili do t’i jepte më shumë hapësirë dhe ku do të rritej si lojtar. Ekipi ku Shkurtaj do të mund të luante në vazhdimësi është OFI Kreta, një mundësi kjo që futbollisti shqiptar të luajë deri në verë.