Berisha këmbëngul: Qëndroj tek Arminia
Sulmuesi
Së fundmi mediat gjermane kanë spekuluar vazhdimisht rreth së ardhmes së lojtarit të Kombëtares shqiptare, Besart Berisha. Prej transferimit tek Arminia Bielefeld nga anglezët e Bërnlit, sulmuesi e ka pasur mjaft të vështirë të gjejë hapësira. Por, 24-vjeçari ka ndërhyrë personalisht për t’u dhënë fund zërave të largimit të mundshëm nga skuadra që renditet e katërta në Bundesligën 2. “I kam lexuar lajmet rreth largimit tim nga Arminia dhe mund të them se ato nuk janë aspak të vërteta. Rreth këtyre zërave, me mua personalisht nuk ka komunikuar asnjë drejtues i klubit dhe as trajneri”, tha Berisha. “Kam pasur një dëmtim të vogël, kjo ishte arsyeja përse nuk u grumbullova në dy ndeshjet e para. Tani ndihem më mirë dhe pres që në takimet e ardhshme të luaj më shumë”.
#