E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkurtimet nga kriza, policët britanikë në protestë

LONDËR- Mbi 30,000 oficerë policorë kanë marshuar në Londër, ndërsa qindra-mijëra punëtorë të sektorit publik në Britani kanë hyrë në grevë, kundër masave shtrënguese të qeverisë.

Greva 24-orëshe është e fundit në serinë e aksioneve protestuese, qe kur qeveria e Dejvid Kameronit ka ardhur në fuqi, në vitin 2010.

Oficerët e policisë kanë vënë kapele bejsbolli me mbishkrimet Shkurtimet janë kriminale. Qeveria ka ndërmarrë shkurtime të shpenzimeve dhe ndryshime të pagave dhe pensioneve të tyre.

Policia, e cila sipas ligjit britanik e ka të ndaluar të mbajë grevë ka paralajmëruar se masat e qeverisë për të reduktuar deficitin rekord, vënë sigurinë publike në rrezik. Oficerët e burgjeve kanë marrë pjesë po ashtu në protestë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›