Shlyerja e kreditorëve pas shitjeve të aseteve të shoqërive
22/03/2012 Mbyllen hetimet financiare për firmat piramidale
Qeveria shqiptare ka vendosur të mbyllë hetimet mbi veprimtarinë e të ashtuquajtura “firma piramidale” të krijuara rreth vitit 1993 dhe të falimentuara më 1996-n. Këshilli i Ministrave i ka propozuar Kuvendit miratimin e projektligjit “Për afatet dhe procedurat e mbylljes së procesit të kontrollit financiar të personave juridikë jobankarë që kanë marrë hua nga publiku i gjerë”. Sipas këtij projekti, qeveria synon të shesë pasuritë e shoqërive të fajdeve dhe t’i përdorë për të rishpërndarë detyrimet e kreditorëve. Ndërkaq grupi mbikëqyrës i emëruar dhe që ka funksionuar në përputhje me ligjin nr. 8215, datë 9.05.1997 “Për kontrollin financiar të personave juridikë jobankarë që kanë marrë hua nga publiku i gjerë”, i ndryshuar, shpërndahet. Brenda 15 ditëve nga hyrja në fuqi e këtij ligji ai i dorëzon me procesverbal personit të emëruar nga ministri i Financave arkivin dokumentar si dhe asetet financiare e jofinanciare të krijuara deri në kohën e hyrjes në fuqi të këtij ligji. Financimi i kësaj veprimtarie me fondet e buxhetit të shtetit ndërpritet menjëherë me hyrjen në fuqi të këtij ligji. Administratori zhvillon veprimtarinë duke përdorur asetet e shoqërive subjekt kontrolli. Për administrimin e mëtejshëm të subjekteve të kontrollit, deri në likuidimin e plotë të tyre, ministri i Financave emëron një administrator me një staf ndihmës, si dhe përcakton një limit buxhetor vjetor nga të ardhurat e subjekteve të kontrollit për mbulimin e shpenzimeve të administrimit. Administratori brenda 6 muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji duhet t’i raportojë ministrit të Financave gjendjen reale të pasurive të shoqërive, subjekte të kontrollit, nëpërmjet një raporti të hollësishëm të shoqëruar me pasqyrat financiare të vitit më të fundit ushtrimor për secilën shoqëri nën administrim; të depozitojë në gjykatë kërkesat për faliment të të gjitha shoqërive, subjekte të kontrollit, të marra nën administrim, si dhe të përgatisë dokumentacionin për shitje të të gjitha aseteve të paluajtshme dhe ta dërgojë në Drejtorinë e Administrimit dhe Shitjes së Pronave, pranë Ministrisë së Financave. Kjo e fundit merr në dorëzim për shitje dokumentacionin e të gjitha aseteve të paluajtshme të subjekteve dhe të zhvillojë procedurat e shitjes në përputhje me legjislacionin në fuqi. Të ardhurat nga shitja të derdhen në llogaritë e subjekteve të kontrollit të vëna në dispozicion nga administratori. Administratori në varësi të të ardhurave të siguruara nga shitja e aseteve të paluajtshme, si dhe nga arkëtimi i debitorëve, t’i propozojë ministrit të Financave koeficientin e ri të rishpërndarjes së detyrimeve për kreditorët. Koeficienti i rishpërndarjes, skema dhe radha e shpërndarjes bëhen me urdhër të ministrit të Financave. Në përfundim të afatit gjashtëmujor ministri i Financave vendos për kohën dhe procedurat e mbylljes përfundimtare të procesit të administrimit të shoqërive subjekt kontrolli, në përputhje me ecurinë e procesit të shitjes së aseteve si dhe të proceseve gjyqësore me palë shoqëritë subjekt kontrolli.
Afati limit për tërheqjen e fondeve
Personat përfitues mund të tërheqin lekët deri pas 10 vjetësh
Fondet që janë të depozituara në bankën e nivelit të dytë, e cila po realizon pagesat e kreditorëve të shoqërive, do të jenë në dispozicion të këtyre të fundit për një periudhë 5-vjeçare nga hyrja në fuqi e këtij ligji. Pas këtij afati, të gjitha mjetet monetare të patërhequra do të depozitohen në një llogari të veçantë të hapur nga Ministria e Financave në një bankë të nivelit të dytë. Personat përfitues apo trashëgimtarët e ligjshëm të tyre mund të kërkojnë pranë Ministrisë së Financave kalimin në llogarinë e tyre personale të shumave takuese kundrejt paraqitjes së dokumentacionit që provon të drejtat e ligjshme të tyre. Kjo e drejtë përfundon dhe parashkruhet me kalimin e afatit prej 10 (dhjetë) vjetësh nga hyrja në fuqi e këtij ligji. Sa u takon proceseve gjyqësore, projektligji që pritet të diskutohet muajin e ardhshëm, parashikon se të gjitha proceset gjyqësore në ngarkim të debitorëve të shoqërive subjekt kontrolli do të vijojnë të ndiqen nga administratori, i cili do të kryejë edhe ekzekutimin e vendimeve gjyqësore të formës së prerë deri në momentin që veprimtaria e tij do të vazhdojë. Me shpalljen të mbyllur të veprimtarisë së administratorit, ekzekutimi i vendimeve gjyqësore të formës së prerë do të bëhet nga Ministria e Financave. Ngarkohet ministri i Financave të nxjerrë aktet nënligjore dhe udhëzimet në zbatim ligjit, ndërsa ligji nr. 8215, datë 9.05.1997 dhe aktet nënligjore shfuqizohen.
Grupi mbikëqyrës, i cili vepronte për mbikëqyrjen e kontrollit, sipas ligjit nr.8215 përbëhet nga tre anëtarë të caktuar nga Kuvendi, Këshilli i Ministrave dhe SHISH-i.
Grupi mbikëqyrës dorëzon me procesverbal arkivin dokumentar dhe asetet financiare e jofinanciare të krijuara deri në hyrjen në fuqi të projektit.