PS dorëzon amendamentet për Administrativen
21/03/2012 Komisioni i Ligjeve shtyn për të hënën diskutimet për ligjin
“Gjykimi administrativ s’ka nevojë për prezencën e palëve”
Komisioni i Ligjeve vendosi dje që t’i shtyjë diskutimet për Gjykatën Administrative për të hënën e ardhshme, me qëllim ripërcaktimin e termave të disa neneve të projektligjit. Koha e vënë në dispozicion nga shtyrja e diskutimeve sipas anëtarëve të Komisionit do t’i japë kohë relatorit të PS-së Armando Subashi për t’u konsultuar me Ministrinë e Drejtësisë si dhe me ekspertët e OSBE-së dhe EURALIUS-it. Ndërkohë mbledhja për diskutimin e projektligjit për Gjykatën Administrative është karakterizuar nga diskutime tërësisht teknike nga ligjvënësit, të ndihmuar edhe nga mendimet e Ministrisë së Drejtësisë si dhe përfaqësuesit e EURALIUS-it. Në fjalën e tij relatori socialist Armando Subashi kërkoi nga kolegët e tij të binin dakord që hetimi administrativ të vazhdojë edhe në rastet kur palët e përfshira në një çështje nuk paraqiten në gjykatë. Duke e mbështetur propozimin e opozitës, përfaqësuesja e ministrisë Marsida Xhaferllari u shpreh: “Kjo është dhe risia që sjell ky ligj, pasi çështja në gjykim nuk pushohet në rast të mosparaqitjes së palëve, dhe kjo shmang vonesat në shqyrtimin e çështjeve nga kjo gjykatë. Por kjo s’do të thotë që palët të mos njoftohen nga gjykata.” Ndërkohë deputeti i PD-së Enkelejd Alibeaj u shpreh se paditësit me këtë ligj i janë dhënë shumë të drejta, ndaj ai nuk duhet lejuar të kërkojë tërheqje nga padia e tij. “Paditësit me këtë ligj i janë dhënë shumë të drejta e favorizime, pra çështja është në duhet lejuar ai që të tërheqë padinë e tij, e cila në rast se ndodh cenon performancën e shtetit?” – tha Alibeaj. Në përfundim deputetët në Komisionin e Ligjeve kanë arritur kompromis për tri nenet e para, ndërsa sipas deputetëve të komisionit pritet që ky projektligj të kalojë në tërësi brenda javës që vjen.