Shmanget tragjedia në Selanik, avioni me 160 pasagjerë del nga pista
Selanik- 160 pasagjerët e një avioni bashkë me ekuipazhin kanë shpëtuar për mrekulli mëngjesin e sotëm pas një defekti të avionit gjatë uljes në aeroportin e Selanikut.
Sipas mediave greke avioni i kompanisë ajorre Asta që vinte nga Rusia doli jashtë pistës gjatë uljes. Mësohet se piloti nuk mundi të ndalojë avionin gjatë uljes për arsye ende të panjohura.
Mediat greke raporotjnë se shume mjete u mobilizuan për të shmangur përplasjet dhe për të ndaluar avionin që kishte humbur kontrollin.
Për fat të mirë të gjithë pasagjerët janë në gjendje të mirë shëndetësore. Ndërkohë po punohet për të zbardhur incidenti që mund të rezultonte fatal për qindra jetë njerëzish.