E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha ne “Zone e Lire”, nje rrefim i cilter per jeten dhe pasionet

Ne nje mbremje te vecante, emisioni “Zone e Lire” ne televizionin “Klan”, per here te pare ka pasur te ftuar Kryeministrin, Sali Berisha. Kryeministri, si dhe grupi i kengetareve qe kane marre pjese ne krijimin e himnit te fushates se Partise Demokratike, “Ne jemi ndryshimi”, ishin te ftuarit special te gazetarit Arian Cani. Pyetja e pare qe gazetari Arian Cani i drejtoi kreu te qeverise ishte se perse nuk kishte ardhur ne “Zone e Lire” asnjehere. Pergjigja e Kryeministrit ishte: “Kemi munguar te dy Cani”.

Muzika

Gjate intervistes ne “Zone e Lire”, ndryshe nga formati i intervistave te tjera, Kryeministri ka rrefyer per jeten e tij dhe pasionet. Ai ka zbuluar dhe pasionin e tij per muziken. Kryeministri ka gjetur gati te gjithe titujt e kengeve qe jane vendosur nga DJ i spektaklit. Nderkohe qe ka ndare dhe emocione per menyren sesi i ka degjuar per here te pare dhe cfare kujtimesh kish nga nje pjese e tyre. Kryeministri ka befasuar dhe me informacionet qe kishte jo vetem per kenget, por edhe per historine jetesore te kengetareve dhe te grupeve muzikore. Gjithashtu, Kryeministri tregoi se ishte nje degjues i rregullt i kengeve. Ai zbuloi se kishte nje numer te konsiderueshem hitesh ne Ipad. “Une degjoj shume kenge, kuptohet kur kam kohe. Edhe ne Ipad kam mijera kenge, 3658 kenge”,- tha Kryeministri. Vec muzikes, Berisha ka folur dhe per lidhen e tij me teknologjine. Ai u shpreh se eshte nje perdorues i rrjetit social Facebook, pasi e sheh si nje mundesi moderne per komunikimin. “Facebook eshte nje univers mendimesh”.

Studimet

Nje tjeter detaj i rrefyer nga vet Kryeministri per jeten e tij, ka qene dhe nisja e studimeve per mjekesi. Ai u shpreh se kishte enderruar qe gjithmone te merrej me shkrimet dhe letersine, por me pas u detyrua te vazhdonte mjekesine. “Nuk e kisha me qejf mjekesine. Shkova ne mjekesore, sepse disa variante qe mu dhane me pare mu dogjen”,- tha Kryeministri. Gazetari Cani e ka pyetur Kryeministrin edhe per femijerine e tij dhe per guximin per te ecur ne jete. “Guximi eshte themeli i asaj qe ti mund te arrish dhe ti duhet te arrish. Kam qene nje femije qe ne Alpe mund t’i takonte te bente dy ore rruge vetem. Ai nuk kishte alternative tjeter vecse te guxonte”,- u shpreh Kryeministri, Sali Berisha. Kryeministri ka folur dhe per politikanet nderkombetare te cilet ai i preferon. Berisha tha “Uinston Curcill, Ronald Regan, Margaret Thecer”, ishin tre politikanet me te pelqyer. Ndersa personazhin qe vleresonte ne Shqiperi gjate shekullit te fundit, Berisha tha se admironte Hasan Prishtinen. “Eshte nje lloj Robespieri”, tha kryeministri. I pyetur nese do te kishte mundesi qe nje dite shkonte si person i zakonshem, ne cilen kafe do te shkonte. Berisha u shpreh: “Ne Preze, me pelqen shume pamja”. Ndersa per restorantin e preferuar Berisha tha se: “nuk i pelqej shume restorantet, por pelqej kuzhinen franceze dhe kineze”. I pyetur nese gjen kohe per pasionet e tija, Berisha tha se asnje here nuk heq dore nga pasionet e tij, madje edhe gjate diteve te fushates elektorale. “Gjej gjithmone kohe edhe ne fushate. Lexoj nje poezi para se te fle. Lexoj autoret Gibran, Bodle, Malarmene, etj”, tha Berisha. Pyetjes se cila eshte arsyeja qe kerkon nje mandat te trete qeverises, Kryeministri ju pergjigj se pushteti lodh vetem ata qe nuk e kane dhe nuk e perdorin sic duhet. “Pushteti te lidh kur nuk e ke. Kur e ke dhe e perdor sic duhet te jep energji. E dua une pushtetin per vete? Absolutisht jo. Une kam pasur pushtetin tim kardiolog. Une ne fushen time kam bere ate qe kam dashur. Me vone eshte historiku i levizjes, pra nuk kam asnje ambicie personale. Une dua te mbroj ate qe besoj”,- u shpreh Kryeministri, Sali Berisha.

E verteta e antiplumbit

Ne nisje te emisionit “Zone e Lire”, moderatori Arian Cani ka kerkuar qe te preke trupin e Kryeministrit, per te verifikuar sic tha Cani, deklaratat e kreu te opozites nese Kryeministri mban antiplumb. Pas kontrollit, Cani u shpreh: “Ej Ledio, s’paska antiplumb doktori. Na ka genjyer piktori”. Ndersa Kryeministri Sali Berisha shtoi me humor: “E kam thene, ai e ka fiksim....”

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›